Fitorja e Juventusit ndaj Milanit është e rëndësishme për sa i përket kualifikimit në Champions, por edhe për besimin e Tiago Motës dhe djemve të tij të cilët kanë regjistruar një seri të pabesueshme barazimesh.
Një sukses kundër kuqezinjve të cilët i patën mundur në Superkupë, mund t’i ndërgjegjësoj grupin në Torino për mundësitë e tyre. Megjithatë është shumë herë për të folur për kthesa. Nga ana tjetër, më goditi mediokriteti i Milanit. Një skuadër e dobët në qasje në ide e që u tregua inferiore mbi të gjitha nga pikëpamja teknike. Më vjen e vështirë të kuptoj shkaqet e këtyre ulje ngritjeve që gjithsesi nuk janë risi e trajnerit të sapoardhur.
Skuadra e Konseisaos qartazi kishte vështirësi nën presionin e rivalit dhe kjo po i ndodh disi shpesh në kohët e fundit. Në pjesën e parë, në raste të rralla kur arrinte të dilte e pastër, krijoi edhe disa raste për shënim, por janë shumë pak për një ekip që ka të tjera ambicie. Ajo që më habiti ishte qasja e pjesës së dytë ku në vend që të reagonin, kuqezinjtë u rrëzuan plotësisht, pikërisht sepse qarkullimi i topit të parë ishte i dobët, i menaxhuar keq.
Shumë pasime për Menjanë që bëri sa mundi, por qartësisht idenë dhe detyrat e ndërtimit i takojnë shokëve të tjerë. Ndjesia ime, është se, pavarësisht ndryshimit të trajnerëve, Milani varet gjithmonë nga korsia e majtë: nëse Teo dhe Leao nuk ndizen, ekipi bie në mediokritet. Fofana dhe Reijnders u munduan, të mos flasim për të tjerët. Dhe më pas Benaser, i rrënuar nga lëndimet, nuk është në gjendje të mirë dhe kjo duket qartë.
Ai as nuk luan në rolin e tij. Si i tretë mes fushë, jo vetëm që nuk del në pah e shndërrohet në pengesë. Kështu Juve nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të mbyllej në anën e dy kundërshtarëve më të mirë dhe të ushtronte presion efektiv ndaj të tjerëve. Duke shfaqur më shumë dëshirë, arritën edhe një fitore të merituar.