Real Madrid nuk zhgenjen, fiton dhe siguron biletën për në finalen e Superkupës së Spanjës.

Skuadra madrilene mundi 3-0 Majorkën në gjysmëfinalen e dytë në Xhedah të Arabisë Saudite, ndërsa do të diskutojë trofeun në një tjetër “El Clasiko” kundër rivalëve të përjetshëm të Barcelonë.

Pavarësisht dominimit me lojë dhe raste nga anas e të besuarve të Ançelotit, pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura.
Vetëm pas pushimit, “los blankos” gjetën epërsinë.

Në minutën e 65-të, Bellingham ndryshoi rrjedhën e sfidës, duke I hapur rrugën suksesit.

Gjithsesi, për të vulosur kualifikimin, Real Madrid duhet të priste kohën shtesë.
Në minutën e 92-të, Valjent shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 95-të, Rodrigo vendosi përfundimisht fatin e ndeshjes me golin e tretë.

Tani e gjithë vëmendja drejtohet në finalen e madhe të së dielës, ku Real Madrid dhe Barcelona do të kërkojnë trofeun e parë sezonal të futbollit spanjoll.