Deputeti demokrat Flamur Noka ka rënë pre e hakerave, të cilët i kanë marrë eksesin në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Një mesazh është postuar në llogarinë e Nokës, që i fton qytetarët të investojnë në “Forex”, një platformë e njohur për mashtrimet me pasojë vjedhjen e sasive të mëdha të parave nga miliona viktima në mbarë botën.

Hakerat kanë mbyllur edhe mundësinë e komentimit në postimin e bërë në faqen e Nokës, mesa duket për të penguar dekonspirimin.

Ata kanë shpërndarë një link, të cilin qytetarët duhet të mos e klikojnë, pasi rrezikojnë të bien pre e hakerimit prej tyre.