Sergio Pena ka mbërritur mesditën e së premtes në Selanik për të përforcuar mesfushën e kampionit PAOK.
Së bashku me 29-vjeçarin peruan, në aeroportin “Maqedonia” ka mbërritur edhe partnerja e tij 30-vjeçare. Peña muajt e fundit ka qenë në një lidhje me Adriana Pothueco, një reportere sportive nga Spanja, e cila numëron mbi 230.000 ndjekës në Instagram.
Gazetarja mbresëlënëse vjen nga Madridi, e cila përveç punës në gazetari është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale. Çdo ditë ajo ndan foto nga jeta, puna dhe udhëtimet e saj në pjesë të ndryshme të Evropës.
Pothueco u bë e njohur gjerësisht për marrëdhënien e saj me mbrojtësin e majtë të Milanit, Teo Hernandez, kur ai luante për Real Madridin dhe gazetarja e shoqëroi atë për të fituar Champions League në 2018 në Kiev kundër Liverpool. Ajo dhe Hernandez u ndanë në vitin 2023 pas gjashtë vitesh lidhje.
Mirëpo, edhe Sergio Peña në të kaluarën ka pushtuar mediat me lidhjet e tij romantike. Rasti më i famshëm ishte lidhja e tij me Valeria Revelo, me të cilën ka edhe një vajzë. Të dy u ndanë në vitin 2022, pas thashethemeve që qarkulluan në mediat peruane se Peña e kishte tradhtuar partneren e tij.