Me mbështetës besnikë dhe të pasur, Donald Trump është në prag të inaugurimit të tij, duke organizuar dje një darkë vezulluese me qirinj në Muzeun Kombëtar të Ndërtesave. Të pranishme ishin edhe shumë gra, të cilat ose kanë lidhje të drejtpërdrejtë me presidentin e zgjedhur ose morën pjesë për të rritur ndikimin e tyre në rrethin e tij të ngushtë. Melania Trump ishte në krah të bashkëshortit të saj teksa ai mbante fjalimin e tij. Ajo kishte veshur një këmishë të bardhë dhe një beretë të zezë, pasi disave u pëlqente e të tjerëve jo.
Është cilësuar mbresëlënëse dalja e Ivanka Trump me Oscar de la Renta, e cila mori pjesë në after party-n me bashkëshortit të saj Jared Kushner. Ivanka përshëndeti Elon Musk dhe Jeff Bezos si dhe të fejuarën e tij Lauren Sanchez, me të cilën u përqafua.
E pranishme ka qenë edhe motra e saj shtatzënë Tiffany, e cila e vetme ka postuar foto nga dita e djeshme në profilin e saj.
Presidenti i zgjedhur Trump, së bashku me Melania, mban fjalime në darkën e inaugurimit.
Momenti i sikletshëm me Kimberly Guilfoyle
Donald Trump Jr ishte në pritje me të dashurën e tij Bettina Anderson. Një aparat fotografik ka regjistruar një moment të sikletshëm, ku në pamje shihet kandidatja për postin e ambasadores amerikan në Greqi dhe ish e fejuara e tij Kimberly Guilfoyle.
Edhe mbesa e Donald Trump, Kai, ka treguar entuziazëm të veçantë përmes videove që ka publikuar në rrjetet sociale. E pranishme ishte edhe bashkëshortja e Eric Trump, Lara, e cila në një tjetër event u ngjit në skenë.