Në orët e hershme të ditës së sotme RENEA, FNSH dhe Forcat e Shqiponjave kanë zbarkuar në Pogradec për zhvillimin e një operacion për drogë, armë e kapje të personave në kërkim.
Janë publikuar edhe disa foto nga ky operacion ku shihen efektivët në banesat, ku kanë ushtruar edhe kontrolle. Në pamjet e mëposhtme është edhe momenti ku një person shoqërohet në policinë e Pogradecit. Me pranga në duar dhe pas shpine, dy efektivët e RENEA-s e shoqërojnë për në komisariat.
Si rezultat i operacionit janë shoqëruar në polici 14 persona. Gjithashtu sipas informacioneve deri tani, janë sekuestruar edhe 100 mijë euro cash. Sipas raportimeve, policia ka rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me operacionin.