PSG është kampione e Superkupës së Francës për herë të 13-të në histori. Klubi nga Parisi e bëri këtë duke mposhtur 1-0 në finalen e luajtur në Doha të Katarit ekipin e Monacos. Ndeshja u vendos nga goli i Dembele në minutën e dytë shtesë.

Sfida nisi me kujdesin e dy ekipeve për mos pësuar dhe pjesa e parë u mbyll pa gola, duke prodhuar dy kartona të verdhë, me nga një për secilin ekip. Edhe fraksioni i dytë prodhoi lojë sulmuese, por me ekipet që më shumë u kujdesën që ta dërgonin ndeshjen drejt penalltive.

Kur u duk se 90 minutat do mbylleshin me rrjeta të paprekura, ishte Dembele në shtesën e dytë që përfitoi nga pasimi i Ruiz dhe me portën e boshatisur e ndali sferën në rrjetë, për festën pariziene në Doha.

 Shihni golin