Atalanta dhuron spektakël në Champions, teksa fitoi me goleadë në shtëpi me shifrat 5-0. Ky rezultat bën që italianët të kalojnë në fazën tjetër, të këtij kompeticioni, edhe matematikisht.

Pjesa e parë u vendos nga goli i Retegui, pas vetëm 12 minutash lojë. Bergamaskët realizuan në pjesën e dytë me autorë të ndryshëm, si Pasalic, De Ketelaere, Lookman dhe Brescianini. Atalanta renditet në vendin e 3-të me 14 pikë, pas 7 ndeshjesh.
Monaco mundi 1-0 Aston Villa. Për 3 pikët për skuadrën nga “Principata” mendoi Singo, i cili “tundi rrjetën” pas 8 minutash lojë.