Vetëm brenda pak ditëve vijnë kritika të reja për qeverisjen Kurti nga emisari special i Donald Trump për misione speciale.
Derisa dje foli mbi një koment të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për RTK për ish-administratën Joe Biden dhe Barack Obama, Richard Grenell sot në një status të ri në X, pati një kritikë tjetër për politikat e kryeministrit aktual Albin Kurti.
“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Biden dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli Kosovë-SHBA. marrëdhëniet në një pikë të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden”, ka shkruar Grenell.
Për më tepër, Grenell ka përkujtuar se Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata. Kujtojmë, Grenell akuzoi qeverisjen Kurti se “shpenzoi katër vjet duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tyre.”