Greqia ka konfirmuar rastin e parë me virusin HMPV. Alarmi i këtij virusi u dha fillimisht në Kinë.

Megjithatë mjekët në Greqi kanë shpjeguar se një virus i tillë nuk është i panjohur për ta, pasi edhe në të kaluarën theksojnë se kanë pasur të bëjnë me shpërthime të një virusi të tillë.

“Ne e njohim këtë virus që nga viti 2001, dhe besojmë se ka qenë edhe më herët i përhapur”, ka thënë mjekët, duke shtuar se të gjithë kanë antitrupa kundër këtij virusi. Ndërsa krahasojnë situatën me COVID-19, shpjegojnë se rastet nuk kanë të bëjë aspak me njëra-tjetrën.