Erling Haaland ka nënshkruar një nga kontratat më të mëdha në historinë e futbollit, por ku renditet në krahasim me kontratat sportive më fitimprurëse të të gjitha kohërave?
Të premten në mëngjes, Manchester City njoftoi se Haaland kishte rënë dakord për një marrëveshje marramendëse nëntëvjeçare e gjysmë, duke e mbajtur atë në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2034.
Sipas TBR Football, Haaland do të bëhet lojtari i parë në Ligën Premier që fiton mbi 500,000 stërlina në javë, duke përfshirë bonuset dhe të drejtat e imazhit. Bazuar në këto shifra, Erling do të fitojë rreth 216 milionë stërlina gjatë nëntë viteve.
Por ku renditet kjo kontratë mes marrëveshjeve të tjera faraonike sportive? Le t’i hedhim një sy:
10) Mookie Betts (Bejsboll) – 300 milionë stërlina;
9) Canelo Alvarez (Boks) – 300 milionë stërlina;
8) Mike Trout (Bejsboll) – 350 milionë stërlina;
7) Karim Benzema (Futboll) – 350 milionë stërlina;
6) Patrick Mahomes (Futbolli Amerikan) – 412.5 milionë stërlina;
5) Jon Rahm (Golf) – 386 milionë stërlina;
4) Cristiano Ronaldo (Futboll) – 422 milionë stërlina;
3) Lionel Messi (Futboll) – 492 milionë stërlina;
2) Shohei Ohtani (Bejsboll) – 557 milionë stërlina;
1) Juan Soto (Bejsboll) – 600 milionë stërlina.