Rrugët e 12 fshatrave në Elbasan të cilat ishin bllokuar për shkak të dëborës, sot janë të kalueshme. Aktualisht po punohet për hapjen e rrugëve në katër fshatra të tjerë.
Aksi nacional Prrenjas Qafe – Thanë është i kalueshem pa probleme, ndërsa aksi Librazhd Peshkopi kërkon përdorimin e zinxhireve për shkak të ngricave.
Paraqitet më e qetë situata në bashkinë e Gramshit, ku është rikthyer energjia elektrike dhe nuk ka fshatra të bllokuar.
Në fshatrat Lenie e Poroçan kalohet me zinxhirë, ndërsa në fshatin Kukur ende nuk mund të kalojnë autobusërt.
Në Librazhd janë të bllokuara fshatrat e Njësisë Steblevesi dhe Qarrishta e Gizaveshti.