Agresioni rus në Ukrainë ka lënë shumë të plagosur, ku një ndër to është edhe mjekja 35-vjeçare, Tetyana Tsymbaliuk.

CNN i ka dedikuar një artikull 35-vjeçares dhe historisë së saj.

Shkrimi i plotë:

Kur mjekja luftarake 35-vjeçare rifitoi vetëdijen në dhomën e spitalit, ajo gjeti të dashurin e saj duke pritur me një tufë lule dhe unazën për propozim. Pas një dëmtimi të rëndë, këmba e saj ishte amputuar. Shqetësimi i saj më i madh ishte se si mund të bëhej nënë.

“E kuptova se para amputimit isha më tërheqëse. Ndërsa pas aksidentit nuk isha e sigurt se mund të gjeja një mënyrë për të përmbushur rolin tim familjar si grua”, tha 35-vjeçarja.

Tsymbaliuk thotë se ajo ishte një nga të amputuarat e para ushtarake ukrainase pas pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Pothuajse tre vjet më vonë, rreth 370,000 ushtarë ukrainas janë plagosur.

Ndërsa qeveria ukrainase nuk jep shifra zyrtare për amputimet, një program shtetëror lëshoi ​​proteza për pothuajse 20,000 njerëz përgjatë vitit 2023 dhe gjysmës së parë të 2024.

Në dy vitet e fundit, Ukraina ka zbatuar protokolle për rehabilitimin fizik dhe, në një farë mase, psikologjik për të lënduarit në konflikt. Por rehabilitimi seksual për njerëzit që kanë humbur gjymtyrët ose kanë pësuar lëndime të tjera serioze është anashkaluar kryesisht.

Seksi ka qenë prej kohësh një temë tabu në Ukrainë. Ndërsa ukrainasit modernë janë më të hapur për seksin sesa në epokën sovjetike, tema është ende e sikletshme për shumë njerëz.

“Në kulturën tonë, ne nuk e kemi zakon të flasim për seksin. Në përgjithësi është e sikletshëm t’i tregosh një të huaji apo edhe partnerit për çështjet e tua seksuale. Kur i pyes njerëzit e amputuar për çështje seksuale, ata zakonisht thonë se gjithçka është në rregull. Vetëm disa prej tyre pasi fillojnë të më besojnë, mund të flasin për problemet që kanë. Rehabilitimi seksual nuk është specifikuar askund, ndaj shumica e mjekëve nuk janë gati të flasin për këtë.”, shprehet seksologjia Hanna Revunets.

Më tej ajo shton “Kur u them kolegëve të mi për rëndësinë e rehabilitimit seksual, ata më shikojnë sikur jam i çmendur”.

Një seksolog i mirë mund të ndihmojë në shumë mënyra. Revunets është një nga të paktët seksologë në vend që punon me ushtrinë. “Unë zbuloj se çfarë nuk shkon saktësisht me pacientin. E pyes si ndihet personi. Në varësi të kësaj, unë jap këshilla – mund të jetë këshilla se si dhe çfarë të bëni nga pikëpamja teknike, ose çfarë ilaçesh të merrni, ose të ndihmoni psikologjikisht.

Olga Serdyuk, drejtuese e një programi edukativ seksual në një rrjet qendrash rehabilitimi të quajtur Recovery, thotë se “Ne duhet të kuptojmë se një person i amputuar punon me specialistë të ndryshëm, kirurgë, fizioterapistë, psikologë. Për shkak se ka mungesë të seksologëve në Ukrainë, ata mjekë duhet të jenë të gatshëm që personi të hapet me ta dhe të flasë për rehabilitimin seksual. Për disa arsye, shoqëria ukrainase beson se një grua e mirë duhet të kujdeset vetë për burrin e saj, edhe nëse ka një mundësi për të marrë ndihmë. Një grua bëhet kujdestare. Për çfarë lloj marrëdhenëie seskuale mund të flasim atëherë?”