Pasi trazoi rrjetin me deklaratat e bujshme se këngëtari dhe banori i BBVIP 4 është homoseksual, gazetarja Dasara Karaiskaj bën një hap pas.
Përmes një deklarate në Instagram ajo shkruan se u nxitua dhe se nuk njeh asnjërin prej djemve, për të cilët aludoi se ishin homoseksual.
Gazetarja vazhdon më tej duke kërkuar falje familjarëve të djemve të përfshirë, por edhe familjarëve të saj të cilët kanë marrë kërcënime të ndryshme.