Komisioni Europian ka akorduar 3 miliardë euro për Jordaninë në kuadër të partneritetit për menaxhimin e fluksit të deportimeve të migrantëve. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka deklaruar në prani të Mbretit Abdullah II se ndihma “reflekton urgjencën dhe shkallën e sfidave me të cilat përballet Jordania në rajon”.
Ndihma në fjalë pason një të ngjashme me Egjiptin, firmosur në vitin 2024, përmes të cilit u akorduan 7.4 miliardë euro për kontrollin e fluksit migrator dhe menaxhimin e kufijve. 1 miliardë ka dhënë Brukseli edhe për Libanin dhe Tunizinë, me shpresën se do të mbyllë portat e daljes për në kontinent.