Rusia është e gatshme për një dialog të barabartë dhe reciprok, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke reaguar ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur sanksione kundër Moskës.
“Ne jemi duke pritur për sinjale që ende nuk kanë mbërritur”, u shpreh Peskov, duke shtuar se nuk sheh asgjë të re në kërcënimet e Trump.
“Atij i pëlqejnë këto metoda, të paktën i kanë pëlqyer gjatë presidencës së tij të parë”, shtoi ai.
Përgjigja vjen pas një komenti dje nga zëvendës ambasadori rus në OKB Dmitry Polyanskiy, i cili tha se Kremlini duhet të dijë se çfarë dëshiron Trump në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës përpara se të ndërmarrë ndonjë hap të mëtejshëm.