Erling Haaland është padyshim një nga futbollistët më të rëndësishëm për Manchester Cityn, me sulmuesin norvegjez që luajti një rol kyç në triumfin historik të “Qytetarëve” në vitin 2023, kur fituan “Tripletën” e famshme.

Klubi anglez nuk kërkon që ta humbasë kështu norvegjezin, duke i ofruar një kontratë të re, e cila është pranuar nga 24-vjeçari.
Ai do të qëndrojë në Mançester dhe për 9 vite e gjysmë, me një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2034.
Marrëveshja e re për Haaland vjen pasi City është në pritje të një verdikti pasi u akuzua për 115 shkelje të rregullave financiare të Premier League.