Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar në spital kryepeshkopin e Kishës ortodokse Shqiptare Anastasin, i cili u transportua nga Tirana në një spital të Athinës pak ditë më parë.
Më herët, mediat greke raportuan se kryepeshkopi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Shëndeti i tij u përkeqësua mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit vijon ta monitorojë.