Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas po trajtohet në spitalin “Ungjillëzimi” pas përkeqësimit të shëndetit të tij, gjë që bëri të nevojshme transferimin e tij nga Tirana në Athinë.

Sapo të kryhen analizat e nevojshme, spitali pritet të dalë me një njoftim.

Avioni i Forcave Ajrore që transportoi në Athinë Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas, u ul në Elefsinë pak pas orës 18.30.

Ka pasur një vonesë në fluturim, por jo për arsye shëndetësore të Kryepeshkopit. Ai nuk është i intubuar, ka kontakt me mjedisin dhe do të transferohet në ICU Evangelismos.

Për sa i përket gjendjes shëndetësore, virusi sezonal që e preku prelatin 95-vjeçar u shndërrua në infeksion. Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital të Tiranës më 30 dhjetor, pasi ishte prekur nga një virus sezonal dhe shtrimi i tij në spital u gjykua i nevojshëm kryesisht për arsye parandaluese, nisur nga mosha dhe shëndeti i rënduar.

Kujtojmë se Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi ka qenë i shtruar edhe më parë në spitalin ‘Ungjiëllzimi’ në Athinë, gjatë vitit 2020 për shkak të koronavirusit.