Parlamenti çeli sot sesioni e fundit të kësaj legjislature dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit dominuan diskutimet e mazhorancës dhe opozitës. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerësoi faktin që pere herë të parë në këto zgjedhje votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. “Shqipëria ka nevojë jo vetëm për 1 mld euro por edhe votat prej tyre“, deklaroi Spiropali.
Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ironizoi mesazhin që presidenti Bajram Begaj i nisi me shkrim Kuvendit, duke sjellë në vëmendje së vetëm njëherë kreu i shtetit ka ardhur në parlament për të përcjellë vetë mesazhin e tij, atëherë kur opozita ishte në protestë.
“Ju kishit detyrën ti uronit sukses presidentit të ri të SHBA Trump që merr detyrën sot. Është në nderin tonë ti urojmë suksese. Dhe mos na kishit harxhuar kohë me mesazhin e presidentit tuaj të republikës. Na kishte lënë 2 faqe letër kishte përtuat të hidhte firmën. I bënte thirrje politikës që të respektonim standarde për zgjedhje të lira. Nëse presidenti Begaj do kishte interes për zgjedhje të lira së pari do vinte këtu para qytetarëve“, tha Bardhi. Në 11 maj shqiptarët do të zgjedhin parlamentin e ri, por ky parlament qëndron në detyrë deri në datën 10 shtator .