Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka reaguar lidhur me lirimin e tre pengjeve izraelite nga Hamasi.

Në një mesazh në platformën X, ajo thekson se ky është një moment “që të mbush me shpresë”, ndërsa përshëndeti edhe marrëveshjen e armëpushimit.

“Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher janë të lirë. Dhe të tjerët do të jenë gjithashtu. Le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez…Armëpushimi duhet të respektohet”, shkroi ajo në një mesazh në X.