Pas zjarreve masive shkatërruese që prekën Los Angeles, një lajm i mirë vjen nga ekspertët e fushës. Sipas tyre, cilësia e ajrit u përmirësua këtë të enjte për herë të parë që nga fillimi i katastrofës.

Cilësia e dobët e ajrit me grimca të dëmshme për organet vitale pati impakt në popullësinë mbi 18 milionë banorë të Los Angeles. Cilësia e ajrit në Los Anxhelos ishte në nivele “të moderuara” të enjten në mëngjes, sipas sistemit të vlerësimit të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) të EPA-së. Cilësia e ajrit në këtë rang është mes 51 dhe 100, ose në bandën e verdhë të shkallës AQI.

Më 8 janar, mesatarja ditore e pikëve të AQI ishte 189, që tregon ajër “të dëmshëm” për kategoritë vulnerabël me probleme respiratore. Në fillim të zjarrit, nivelet e ndotjes për orë ishin mbi 500 në AQI, duke paraqitur një rrezik “të rrezikshëm” për shëndetin e popullatës së përgjithshme.