Kina dhe Rusia kanë deklaruar se mbështesin marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.
“Ne shpresojmë se të gjitha palët do ta marrin armëpushimin në Gaza si një mundësi për të lehtësuar tensionet rajonale”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Guo Jiakun. Zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se marrëveshja ishte një lajm i mirë, por shtoi se “ne duhet të presim që parlamenti izraelit ta ratifikojë marrëveshjen”.
“Një zgjidhje që çon në një armëpushim dhe një fund të vuajtjeve të njerëzve në Gaza dhe që rrit sigurinë e Izraelit, duhet të mirëpritet. Le të presim që procesi të finalizohet”, tha Peskov.