Mario Mitaj ishte në formë fantastike te ekipi arab i Al Ittihad derisa u la jashtë fushe për shkak të rregullave. Në 10 ndeshjet e fundit, lojtari i Kombëtares u vlerësua me notën 7 e sipër nga SofaScore. Por për fatin e tij të keq ai u la jashtë ekipit për shkak të rregullave të ligës së Arabisë Saudite.

Arsyeja ishte kthimi nga dëmtimi i lojtarëve të huaj dhe liga arabe nuk lejo që në skuadër të ketë më shumë se 8 lojtarë të huaj për ndeshje. Edhe debutimi i Mitajt u vonua për shkak të këtij rregulli. Fati i buzëqeshi shqiptarit nga dëmtimet pasi në të kundërt do kishte mbetur për shumë kohë jashtë fushës.

8 lojtarët e huaj janë të pjesës sulmuese dhe vijnë kryesisht nga kampionate të forta si La Liga apo Premier League dhe nga shtete si Franca. Diaby që ka patur paraqitje mjaft të dobëta, u grumbullua nga trajneri francez Blanc për të mos ngelur i pakënaqur dhe si pasojë u përjashtua Mitaj. Tifozët e klubit arab reaguan ashpër pas përjashtimit të Mitaj nga ekip sepse Al Ittihad pësoi humbje në ndeshjen e parë pa talentin shqiptar në fushë. Por me sa duket ky nuk do jetë fundi i fatit të keq të Mitajt sepse ai do vazhdojë të mbetet jashtë fushave derisa një nga futbollistët e huaj të dëmtohet.

Al Ittihad është afër akordit me Barcelonën për një tjetër lojtar spanjoll që do të thotë një lojtar më tepër i huaj për ekipin arab. Tashmë klubi ka kërkuar bashkëpunimin me klubet e tjera arabe për të ndryshuar rregullin që po lë Mitajn në stol. Ata kërkojnë që ekipet të mund të kenë 8 lojtarë të huaj në fushë dhe 2 në stol si rezerva.