Mjegulla e dendur ka kapluar qytetin San Francisco, duke mbuluar pjesërisht edhe urën e famshme “Golden Gate”. Fotografi mbresëlënëse të urës janë kapur nga fotoreporteri i Anadolu-t nga lokacioni Marin Headlands.
Ura “Golden Gate” në San Francisco të Kalifornisë në SHBA është simbol i qytetit dhe një nga urat më të famshme në botë.
“Golden Gate” mori emrin e saj nga ngushtica që ndan qytetin nga Oqeani Paqësor. Ura u ndërtua nga viti 1933 deri në 1937 ndërsa u hap për publikun më 28 maj 1937.
Ajo peshon 887 mijë tonë, ndërsa shtrihet në gjatësi prej 1.280 metrash. Pas ndërtimit të saj u konsiderua si ura më e madhe e varur në botë.