Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të regjistrohen në platformën PER të KQZ-së për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama u kujtoi se 4 marsi është afati i fundit i procesit të regjistrimit për emigrantët për të ushtruar të drejtën e votës.

“Duke qenë se prej vitesh shumë prej jush në emigracionin më keni shkruar që duam të votojmë, kur do votojmë… Kam një merak, tani që iu siguruam të drejtën votës, se mos mbeteni pa votuar për shkak të mungesës së informacionit.

Për shembull, zgjedhjet janë vërtetet në 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë nga aty ku jeni, duhet të regjistroheni nga tani deri në 4 maj, ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen ë KQZ-së, www.kqz.gov.al, nuk është i vështirë, pro do pak durim dhe pak minuta.

Mos e shtyni ‘hë nesër, hë pasnesër, siç e kemi ne shqipot, se koha fluturon. E përsëris, do të votojnë vetëm ata që regjistrohen deri në 4 mars, edhe 46 dite kohë ka që pastaj KQZ t’ju dërgojë fletën e votimit dhe ju do ta mbushni dhe riktheni, qeveria do të paguajë edhe dërgimin mbrapsht në zarfit me votën tuaj.

Regjistrohuni dhe votoni që ta ngremë dhe më lart respektin e Shqipërisë dhe të shqiptarit kudo ku jetoni. Ju e dini se kush e përmbysi emrin e keq të vendi dhe ua ngrit kokën e ulur shumë e shumë vite në Greqi e gjetkë, prandaj s’do ta keni të vështirë të zgjidhni, por më parë duhet të regjistroheni”, shprehet Rama.