Nuk dihet se çfarë i mungon që nuk i besojnë plotësisht. Ernest Muçi shpesh mbetet lojtar zëvendësues tek Beshiktashi në Turqi, ashtu si edhe te kombëtarja shqiptare, por ka një cilësi të veçantë. Shkëlqen fort sa herë që I japin mundësi që të luajë.
Kjo gjë ndodhi në ndeshjen e Superligës turke, mes Beshiktashit dhe Samsunsporit, që vendasit në mënyrë zhgënjyese vetëm e barazuan.

Muçi u aktivizua vonë, në 60’, por për 30 minuta e diçka më shumë, shkëlqeu aq fort sa I la në hije gjithë të tjerët. Nga këmbët e tij u krijuan dy raste të pastra, sidomos I dyti që duhej të kishte qenë gol. Pasimet në kufijtë e pozicionit jashtë loje, janë të nivelit të yjeve më të mëdhenj të botës.

Futbollisti ofensiv kuqezi mori përsipër edhe të gjuante vetë, dhe iu afrua golit me guxim dhe klas. Për të gjithë këtë, ai mori notën 8.2, më e mira tek ekipi nga Stambolli, dhe e dyta më e mirë pas portierit mik, Okan Koxhuk, me 8.4 për pritjet e tij të shkëlqyera.

Për fat të keq, I gjithë ky kontribut nuk mjaftoi për t’i dhënë Beshiktashit tri pikët. Gjithsesi, Ernest Muçi mund të mburret se e ka treguar veten sa herë që ka luajtur, dhe në gjysmën e ndeshjeve të mbetura.