Napoli ka hedhur hapa të rëndësishme për të afruar Ardian Ismajlin që në dritaren e kësaj hapësire transferimesh të janarit. Oferta që Napoli ka bërë për Ismajlin është 3 milionë euro.

Sipas Tuttosport, Napoli ka ofruar 3 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares. Mbrojtësi 28-vjeçar ka kontratë me Empolin deri në qershor të këtij viti dhe ka ka refuzuar vazhdimin e marrëveshjes.

Ai konsiderohet nga Antonio Conte si një alternativë e vlefshme për fazën e mbrojtjes, teksa ka luajtur në 21 ndeshjet e këtij sezoni me Empolin në Serie A. Veç napoletanëve për të ka pasur interes nga Juventusi.