Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkruan një marrëveshje partneriteti 100-vjeçare mes dy vendeve, me qëllim thellimin e lidhjeve të sigurisë dhe forcimin e marrëdhënieve.
“Sot është një ditë vërtet historike, marrëdhëniet tona janë më të forta se kurrë”, tha Zelensky pas nënshkrimit të marrëveshjes, raporton Reuters.
Starmer mbërriti në Kiev më herët sot, ku u takua me Zelensky.
Marrëveshja e “partneritetit 100-vjeçar” mbulon fusha të shumta duke përfshirë mbrojtjen, shkencën, energjinë dhe tregtinë.
Vizita e paparalajmëruar e Starmer është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës në korrik. Ai e vizitoi vendin në vitin 2023 kur ishte lider i opozitës dhe ka folur dy herë me Zelensky në Londër që kur u bë kryeministër.