Vendimi i administratës se re amerikane për tërheqjen e SHBA nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre shume pikëpyetje.

Besim Nuri ekspert i shëndetit publik qe ka bashkëpunuar ndër vite me OBSH Bankën Botërore, kooperimin zviceran në Sheperi po edhe më shumë programe të Universitetit të Montrealit në Afrikë dhe Karaibe mendon kjo tërheqje nuk cenon funksionimin e OBSH në vende të tjera. “Krijon vështiësi në financa pasi është një nder 5 financuesit kryesorë me gati 130 milion dollarë në vit plus financon programe të tjera, por do të vazhdojë të funksionojë”, shprehet Besim Nuri.

Cili do te jete impakti i këtij vendimi i në Europë?

“Evropës nuk impakohet pasi ka universitetet më mira në botë shkencëtarë të mirë madje Amerika mund të humbë nga ekspertiza e OBSh pasi në disa vende për arsye politike nuk ka akses.”, shprehet Nuri. A mund te nxisë vendimi Tramp edhe vende te tjera per t’ u terehqur nga OBSh ?

“Shpresoj që mos të ketë presion në vende të tjera”, shton ai.

A cenohet besueshmëria e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me këtë rast pasi herë pas here ka pasur edhe kritika?
“OBSH është kritikuar për burokraci… por mbetet një organizatë fuqishme për shëndetin publik ku janë anëtare të gjithë vendet e botës”, përfundon ai.