Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fushën e teknologjisë, pasi një djalosh shqiptar 14-vjeçar ka gjetur një problem në sistemin operativ në telefonat e kompanisë “Samsung”.

14-vjeçari Andrea Tosku ishte duke eksperimentuar në telefonin Samsung, kur vuri re se një “mode” specifik, ndodhej e hapur dhe paraqiste rrezik ndaj hackerave.

Sipas djaloshit, një hacker mund të hynte në këtë “mode” dhe të merrte lehtësisht të dhënat e telefonit.

Kompania e Samsungut i është përgjigjur djaloshit duke e rregulluar gabimin që ai zbuloi. Për këtë atij do ti jepet edhe një shpërblim monetar.

Andrea: Isha duke eksperimentuar në një telefon samsung dhe kur eksperimenton shkon në një mode specifik në këto telefona, por kjo mode nuk ishte e mbyllur nga hakerat, ishte portë e hapur.

Pyetje: Pra një hacker mund të hynte dhe të merrte të dhënat e telefonit?

Andrea: Një haker mund ta ngulte tek kompjuteri hackerimin dhe normaisht softueri i samsungut e kishte bllokuar këtë, por në këtë telefon nuk e kishte bllokuar. Unë e njoftova nga website i tyre, iu shkrojta email dhe thanë që do e investigonin dhe pasi e investiguan, thanë që do ta rregullonin. E rregulluan dhe tani do më japin një premium.