Nesër do të ketë një derbi shqiptar në Champions League mes Qazim Laçit dhe Kristjan Asllanit. Sparta e Pragës do të ndeshet me Interin, ndërsa në konferencën për shtyp ishte Qazim Laçi te çekët, atje ku ka folur edhe për Asllanin.

“Jo sinqerisht nuk kam folur me Kristjan Asllanin. Unë e kam shumë shok, por ne do të jemi kundërshtar për 90 minuta. Nuk është e pamundur që të fitojmë kundër Interit. Unë preferoj më shumë Milanin dhe kjo ndeshje më motivon shumë”, tha Qazim Laçi.