Rei Manaj është një nga lojtarët më të diskutuar në Turqi, pasi në fundjavë ka qenë protagonisti absolut në fitoren 5-2 të ekipit të Sivaspor duke shënuar dy gola e dhënë 2 asiste. Ai është kthyer protagonist para portës dhe normalisht edhe në merkato, me emra ekipesh të ndryshëm që përfliten si të interesuara për të.

Trajneri i Sivaspor. Omer Erdogan, ka folur para mediave për sulmuesin shqiptar, duke treguar situatën aktuale të tij, por edhe planin që ka klubi me futbollistin të cilit i rinovoi kontratën deri në mbylljen e edicionit të ardhshëm.

“Padyshim do të ketë oferta për futbollistët tanë. Është natyrale për lojtarë të rëndësishëm si Manaj, ai e tregoi dhe një herë cilësinë që ka në ndeshjen e fundit. Sicc e kam thënë, këto zëra do të vazhdojnë gjatë periudhës së transferimeve. Padyshim që do ta lidhin me skuadra të tjera në media emrin e tij.

Por nuk ka pasur deri tani asnjë ofertë që kënaq klubin tonë deri tani. gjithsesi, nga tani e në fund të merkatos do të jetë e vështirë, pasi nuk dua të humbas lojtarë të rëndësishëm, sidomos ata që i kam planifikuar për pjesën e dytë të sezonit. Ideja jonë aktuale është që Rei Manaj të vazhdojë me ne”, theksoi trajneri i Sivasporit duke i mbyllur rrugë kësisoj një transferimi të mundshëm të Manajt te Trabzonspor apo Beshiktash, dy klubet që përflitej se interesoheshin për të.