Shkrimtari Ben Blushi, në intervistën e tij në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, shprehu shqetësimin për situatën e librarive në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si “të fundit në botë” në këtë aspekt. Ai theksoi se Shqipëria ka shumë pak libra dhe që Panairi i Librit, përveçse është një ngjarje e rëndësishme, ka humbur funksionin e tij kryesor si një mundësi për të promovuar kulturën e leximit.
“Ne jemi vend pa librari. Në Shqipëri, sot kemi vetëm 2-3 librari në Tiranë. Panairin e Librit e kemi kthyer në një ‘dyqan’ për të takuar njerëz, jo për të fituar para. Ai është bërë një festë dhe një traditë, por gjatë vitit libri mpihet ose fle,” tha Blushi.
Ai e ilustroi situatën duke e krahasuar Shqipërinë me vendet e tjera europiane, ku Suedia dhe Danimarka mbajnë vendin e parë për numrin e librarive për 1,000 banorë, me 9 librari, ndërsa Italia dhe Greqia kanë 2-3. Blushi e përfundoi duke shprehur shpresën se do të ndryshojë kjo situatë dhe do të rritet interesimi për librin në Shqipëri.
“Jemi vend pa librari. Po shihja një statistikë europiane lidhur me libraritë për 1 mijë banorë, vendin e parë e mbante Suedia e Danimarka, 9 librari, Italia apo Greqia me 2-3. Ne duhet të jemi vendi i fundit në Europë por edhe në Botë, sot në Tiranë ka 2-3 librari. Panairin e Librit ne e kemi si dyqan, jo për të fituar lekë, por për të takuar njerëz sepse aty vijnë qindra njerëz se është një lloj feste, është kthyer në traditë. Gjatë vitit libri mpihet, ose fle”, u shpreh ai.