“Vladimir Putin po shkatërron Rusinë duke mos bërë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën”.

Kështu u shpreh Donald Trump pas inaugurimit të tij të hënën si president i SHBA-së për herë të dytë, shkruan The Guardian.

“Ai duhet të bëjë një marrëveshje … Unë mendoj se Rusia do të jetë në telashe të mëdha,” tha Trump, duke pretenduar se po përgatitej të takonte Putinin.

“Ai nuk mund të jetë i emocionuar, nuk po ecën aq mirë. Dua të them, ai po e bluan atë, por shumica e njerëzve menduan se lufta do të kishte përfunduar për rreth një javë, dhe tani ju jeni në tre vjet, apo jo? … Presidenti ukrainas Zelensky dëshiron të bëjë një marrëveshje.”, shtoi presidenti amerikan.