AEK pësoi disfatë 1-0 ndaj Panathinaikos, në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit grek. Presidenti i AEK, Iliopoulos nuk hezitoi të kritikonte portierin shqiptar, Tomas Strakosha, menjëherë pas ndeshjes.

“Luajtëm shumë mirë. Nuk meritonim të humbisnim. Ia dhuruam rivalit fitoren. Ishte dhuratë, një penallti tërësisht e panevojshme. As vetë Strakosha nuk e dinte se çfarë po bënte në atë moment”, u shpreh Iliopoulos.