Analisti Frrok Cupi u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas tij, prezenca e Ilir Metës në listat e mbyllura është tallëse dhe absurde në kushtet në të cilat ai ndodhet.

“Zakonisht bëjmë një non sense me veten tonë dhe i mbushim mendjen vetes që po flasim për një princip, një projekt, një parti. Gjëja më e pavlefshme është që të flasësh për parime, teori, teza në PD.

Që të flasësh për këtë gjë je në boshllëk sepse është një vend që nuk ka asnjë lloj parimi, principi, dobie ekonomike, sociale dhe aq më pak mua më krijon një lloj kotësie kur mendoj që PD qe konservatore, paska qenë ndonjëherë konservatore,qenka e djathtë.
Principin e Berishës dhe të PD i kemi fantazama sepse realisht nuk ekzistojnë. Më shumë e ul besimi i qytetarëve. Mesazhi është i qartë dhe fakti që Sali Berisha guxon, është një krim që bën kundër qytetarëve të vet. Vetë SHBA dhe Britania e Madhe thotë që nëse ka një grup politik që udhëhiqet nga PD nuk e mbështesim.

Ti i thua prapë këtyre njerëzve që do ju udhëheq prapë si antiamerikanë, nuk ka logjikë. Berisha në listat e mbyllura ka vënë Ilir Metën. Ai është i burgosur. Nuk jemi në situatën e viteve të errëta ku dikush ishte jashtë vendit dhe shënohej në listë, kjo është absurde dhe të tallesh”, tha Çupi .