Analisti Ben Andoni dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka debatuan lidhur me atë se ku po shkon opozita dhe PD, në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Andoni tha në studion e News24 se demokratët duhet të bëjnë ‘mea culpa’ për gabimet në të shkuarën, duke pranuar gabimet e tyre.
Ai shtoi se PD ka bërë kontrabandë me ish-Jugosllavinë në vitet ’90, ndërsa solli në vëmendje intervistën që ai ka realizuar me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Momir Bulatoviç i cili sipas tij ka deklaruar se qeveria e kohës lejoi kontrabandën e naftës me Sllobodan Millosheviç.
Pjesë nga debati:
Flamur Noka: Sali Berisha u shpall non grata nga Soros se ishte kundër ndarjes së Mitrovicës së Veriut. Berisha dhe Haradinaj në Kosovë ishin të vetmit kundër ndarjes. E di të sigurtë këtë.
Ben Andoni: Nuk është e vërtetë.
Flamur Noka: I kanë ardhur mesazhe nga njerëz të Soros që të ndërpresë këtë betejë dhe Sali Berisha nuk e ka ndërprerë.
Ben Andoni: Zoti Trump nuk llogarit asnjë kamp. E dini kur do të ringriheni? Kur të bëni mea culpa. Kam intervistuar kryeministrin e Millosheviç, Bulatoviç, ka takuar Berishën në Tiranë, ishte interlokutor i jashtëzakonshëm i ish-Jugosllavisë. Ai ka treguar për kontrabandën që ka bërë PD në atë kohë.
E dini cili ka qenë sensi? Kishte një gjë të vërtetë. Kur erdha nga Titogradi, tha se ashtu quhej Podgorica, ishte errësirë deri në Shkodër, ishte varfëri, thash pse të mos e shfrytëzojmë kohën e luftës, na duhej energji dhe ju mund të na e jepni këtë. Zoti Berisha ishte mendimtar, tha, ishte interlokutor i jashtëzakonshëm, tha. Gjërat për luftën, më besoni, janë gjëra të rënda. Për Kosovën ne kemi gjynahet tona.
Flamur Noka: Po ka një shqiptar pas Ibrahim Rugovës që ka bërë për Kosovën, ky shqiptar quhet Sali Berisha. Po ka një shqiptar që e ndjen Kosovën, ky është Sali Berisha. Po ka një shqiptar që është bërë vëlla me Vucicin, ai është Edi Rama.