Humbja në Zagreb, që I kushtoi zbritjen në zonën e play off në Champions Ligë ishte pika që derdhi gotën e durimit te Milan. Klubi kuqezi ka vendosur të bëjë një revolucion të vërtetetë në ditët e fundit të merkatos së dimrit, duke shpresuar të përmbysë një sezon që deri tani ka qenë një zhgënjim i vërtetë.

I sakrifikuari i parë është Alvaro Morata. Pas vetëm 6 muajsh, sulmuesi spanjoll largohet nga Milan, duke u transferuar te Gallatasarai. Me një formulë huazimi, në fund të sezonit, klubi turk do të paguajë rreth 15 milion euro për kartonin e tij.
Të njëjtën rrugë me Morata do të ndjekin Davide Kalabria dhe talneti Francesco Camarda. I pari do transferohet te Bolonja, tjetri do të huazohet për të fituar eksperiencë te Monza.

Të tjerë lojtarë janë me valixhe në dorë dhe presin me ankth se çfarë do të ndodhë në orët e fundit të merkatos së dimrit. Kaq për merkaton në dalje, teksa Milan është aktiv edhe në fushatën e blerjeve.

Në krye të listës qëndron Santiago Gimenez. Sulmuesi meksikan pritet të blihet nga Fejnord për një shifër që afrohet me 35 milion euro. Jo vetëm kaq. Një tjetër objektiv i skuadrës kuqezi është Joao Felix.
Portugezi kërkohet në formë huazimi nga Celsi, ndërsa vetë ai shtyn fort që ky transferim te realizohet sa më shpejt.