Vitet kalojnë, por ai e jeton me të njëjtin pasion futbollin. Mosha është vetëm një numër për Cristiano Ronaldo, që megjithëse pret të fgestojë ditëlindjen e 40, duket se nuk mendon aspak për ditën kur do të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi portugez ishte edhe një herë protagonist me lojë, gol dhe asist në ndeshjen e fundit me Al Nasër në Ligën Profesionste Saudite.
Ai ndihmoi skuadrën e tij në fitoren 2-1 në transfertën kundër Al Riad. CR7 shënoi golin e epërsisë për Al Nasër në minutën e 35-të, ndërsa vendosi edhe fatin e pjesës së parë. Pas pushimit, ai shërbeu për Bushal, që shënoi golin e dytë dhe vulosi fatin e sfidës.
Për Cristiano Ronaldo ky ishte goli i 922, e nëse mosha për të është vetëm një numër, numrat janë gjëja më e rëndësishme në karrierën e tij fantastike. Portugezi kërkon të vendosë një tjetër rekord, që vështirë të arrihet nga dikush tjetër.
Bëhet fjalë për limitin e 1 mijë realizimeve në karrierë. Dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, dita kur do të festojë këtë arritje tjetër të madhe nuk do të jetë e largët.