Izraeli ka liruar 110 të burgosur palestinezë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin. Pasi Hamasit që liroi 8 pengje, radhën e kishte Izraeli të zbatonte pjesën e tij të marrëveshjes së arritur mes tyre duke liruar palestinezët e burgosur.
Të gjithë të burgosurit e liruar u transferuan nga disa objekte paraburgimi në të gjithë vendin në burgjet Ofer dhe Ketziot përpara se të liroheshin, tha Shërbimi i Burgjeve të Izraelit në një deklaratë. Ky është shkëmbimi i tretë pengje-të burgosur mes Hamasit dhe izraelit sipas marrëveshjes së arritur mes palëve ne Katar.
Shkëmbimet do vijojnë deri sa të lirohen të gjitha pengjet izraelite që mbahen nga Hamasi dhe rreth 2000 të burgosur palestinezë. Pak ditë më parë Izraeli konfirmoi se 8 nga 26 pengjet që duhej të liroheshin, kishin humbur jetën.