Shqiptarë nga Karaibet, Amerika e Jugut, Afrika apo dhe ishuj të ndryshëm kërkojnë të bëhen pjesë e listave të zgjedhësve të 11 majit. Nuk mungojnë as aplikime në KQZ nga vendet që janë në luftë.

Regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vërteton dhe një herë se Shqiptarët pas vitit 1991 janë shpërndarë në gjithë botën. Kërkesën për të votuar e kanë bërë edhe nga vende që pak kush do ta priste. Mes 16 mijë aplikimeve deri në mesditën e së mërkurës 13 banojnë në Shën Helena, në kontinentin Afrikan. Nga Anguila në Karaibe, 9 shqiptarë kërkojnë të japin zgjedhjen e tyre në 11 maj.

Afër Anguilës janë Ishujt e Virgjër ku sërish kemi 7 aplikime, më tej lista aty vazhdon në Antigua dhe Barbuda. Vende të tjera Afrikane me shqiptarë që punojnë ose jetojnë janë Egjipti dhe Zambia.
Amerika latine habit me Guadalupen, Kilin dhe Meksikën nga ku vijnë 3 aplikime.
Edhe nga vendet Aziatike nuk mungon vullneti për të votuar se cila parti do të drejtojë qeverinë në 11 maj.

Lidhjet e krimit me politikën në “SKY ECC” – Kryeprokurorja belge: Fitimet e trafikut të kok*inës investohen në Shqipëri dhe…
Korea e Jugut, India, Kina, Japonia, Hong Kong, Singapori, Vietnami, Kazakistani dhe Filipinet kanë gjithashtu nga 2 ose 1 shtetas shqiptar për vend që kërkojnë fletën e votimit.

Ishulli i njeriut i administruar nga britanikët renditet në listën e afishuar me kërkesa në KQZ. Pjesë gjithashtu janë Rusia dhe Ukraina me shqiptarë që kërkojnë të votojnë. Nuk mbeten pas as vendet arabe me një shqiptar që jeton në Afganistanin por edhe Vendet e tjera si Emiratet e Bashkuara, Kuvajt, Katar dhe Arabi.