Shtëpia e Bardhë tha se nevojitet urgjentisht një zgjatje e armëpushimit në Liban, duke shprehur kënaqësinë që ushtria izraelite ka filluar të tërhiqet nga rajonet qendrore të Libanit.

Zëdhënësi i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes, tha se qëllimi është të sigurohet që Hezbollahu të mos kërcënojë popullin libanez ose vendet fqinje dhe kjo kërkon një zgjatje urgjente të armëpushimit, raporton Reuters.

Hughes theksoi se SHBA po punon ngushtë me partnerët rajonalë për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit.

Forcat izraelite do të qëndrojnë në Libanin jugor pas afatit 60-ditor të përcaktuar në marrëveshjen e armëpushimit me grupin militant libanez Hezbollah sepse kushtet e Izraelit nuk janë zbatuar plotësisht, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut hyri në fuqi më 27 nëntor dhe forcat izraelite do të tërhiqen deri më 27 janar.