Me moton “Siguria, Evropa”, Polonia nis këtë të mërkurë presidencën e Bashkimit Europian me fokus përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, siguria e kontinentit të vjetër si dhe forcimi I konkurencës së kompanive europiane, vecanërisht në uljen e kostove të energjisë dhe burokracisë.
Sa i përket zgjerimit, presidenca polake pritet të mbështesë Shqipërinë e cila në vetëm dy muaj ka mundur të zhvilloi dy konferenca ndërqeveritare, fillimisht në tetor u hapën grupkapitujt e themelorëve, që përfshinin Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Drejtësinë, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar e në dhjetor marrëdhëniet me jashtë.
Kjo u konfirmua edhe nga ministri i jashtëm I Polonisë, i cili vizitoi Tiranën në muajin dhjetor,ku përgëzoi vendin tonë për progresin e arritur dhe garantoi se Polonia do të cojë përpara aspiratën e Shqipërisë për anëtarësimin në familjen europiane.
Rrugëtimi Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, i cili mori dakortësinë në marsin e vitit 2020, ka rezultuar i suksesshëm por jo me pak sfida dhe vështirësi nga ana e unionit, të cilët për shumë vite e lidhën fatin e Tiranës me atë të Shkupit, dhe vetëm para dy muajsh, Shqipëria u nda nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa vetë ambicia e qeverisë shqiptare është që brenda 2027 të mbyllen të gjithë grupkapitujt në mënyrë që në 2023, vendi ynë të jetë anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Europian.
Ndërkohë, nuk mund të themi të njëjtën gje për Kosovën, shtet i cili është i vetmi në Ballkan që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mbetet për tu parë se cili do të jetë qendrimi i Polonisë edhe pse Brukseli zyrtar ka patur qëndrim të qartë lidhur me politikat e jashtme të Prishtinës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti duke deklaruar se veprimet e ketij te fundit nuk jane te koordinuara me ato te Bashkimit Europian. Nga krahu tjeter, edhe per Serbine ka disa kushte te vendosura, ne menyre qe Beogradi te avancoj ne integrim.
Ndërkaq, siguria mbetet prioritet i presidencës Polake. Vendi i Bashkimit Europian, më i prekur nga lufta Rusi-Ukrainë dhe fqinje me Bjellorusinë, do të inkurajojë vendet e tjera anëtare të rrisin shpenzimet e mbrotjes.
Presidenca Polake përfundon me 1 korrik të 2025 e tej stafeta do ti kalojë Danimarkës