Ernest Muçi spikati në javën e fundit të Superligës turke. Për këtë “Sofascore” e ka përfshirë në formacionin e javës së 20-të. Dhe pse u aktivizua në minutën e 59-të, Muçi bëri mjaft mirë. Në anën tjetër Beshiktashi zhgënjeu, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Samsunspor. Vetëm një ditë pas ndeshjes me Samsunspor, Solskjaer u zyrtarizua si trajneri i ri. Dhe sinjalet e marra nga Muçi janë mjaft pozitive.
