Në Beograd, studentët kanë dalë sërish në protesta masive pas tragjedisë së nëntorit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona nga shembja e çatisë së stacionit të trenit.

Ata kanë lënë mësimin dhe kanë nisur një bllokadë të kryeqytetit, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë për të paktën 24 orë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për ngjarjen dhe ndihmë për sigurimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Në bllokadë janë të pranishëm studentë, çiklistë dhe traktoristë, të cilët mbështesin protestën. Traktorët lëvizën nëpër rrugë me një pankartë ku shkruhej një pankartë “Pa studentë dhe fermerë nuk ka këngë e marsh”.

Ndërkohë, qarkullimi në rrugët përreth është bllokuar dhe protestuesit janë grumbulluar në grupe, ndërsa shoqërohen nga zhurma e sirenave dhe bilbilave.

Aktori dhe profesori i Arteve Dramatike, Petar Bençina, e përshkruan këtë brez studentësh si një grup të matur dhe të vendosur, me kërkesa të qarta. Ata i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen në grevë. Protestat janë pjesë e një valë të gjerë të pakënaqësisë që përfshin të gjithë Serbinë, ku presidenti Vuçiç po përballet me protesta të shumta.