Viti i ri vjen edhe me objektiva dhe aspirata të reja në listën e çdokujt.
Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga The Journal of Clinical Psychology, shkrimi i objektivave vjetor rrit shanset e realizimit të tyre 10- fish.
Ja disa argumenta që mbrojnë këtë studim:
1.Qëllimet janë të lehta ‘për të dalë’ nga mendja shpesh herë. Shkrimi i tyre ndihmon të rikujtojmë atë çfarë synojmë.
2.Shkrimi i tyre ndihmon në qartësimin e asaj çfarë duam të arrijmë. Na drejtojnë të marrim vendime dhe të jemi preçis.
3.Shkrimi i qëllimeve na ndihmon të zgjedhim mundësitë e duhura drejt qëllimit tonë.
4.Shkrimi i qëllimeve shërben si një tregues i progresit dhe arritjeve.
Nëse ende nuk keni bërë listën tuaj të dëshirave dhe synimeve, jeni ende në kohë të shkruani objektivat tuaj dhe të motivoheni çdo ditë për të punuar dhe për të qenë një hap më pranë realizimit të tyre.