Interi pritet që të luajë pa dy lojtarë të rëndësishëm në finalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit. Ata janë Marcus Thuram dhe Joaquin Correa. Ndeshja luhet të hënën.
Thuram duhej të zëvendësohej gjatë ndeshjes së Interit (2-0) me Atalantën në gjysmëfinale të enjten dhe duket se nuk do të arrijë të kthehet në kohë për finalen.
Gazzetta dello Sport raporton se Thuram do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore. Ndërkohë, Correa raportohet se ka vetëm lodhje fizike dhe nuk e përballon dot këtë ndeshje.
Ka ende një mundësi të vogël që të dy të arrijnë ta nisin ndeshjen nga stoli, por duket se gjasat janë shumë-shumë të pakta.