Duke filluar nga sot, drejtuesit e mjeteve në Nju Jork duhet të paguajnë deri në 9 dollarë në ditë për të hyrë në zona të caktuara të qytetit.

Taksa do të jetë e ndryshme në varësi të llojit të automjeteve.

Rrugët që do të taksohen mbulojnë zonën në jug të Central Park, duke përfshirë monumente të njohura si Empire State Building, Times Square dhe qendrën financiare rreth Wall Street.

Sipas BBC, qëllimi i masës është të reduktojë problemet serioze të trafikut të qytetit dhe të sigurojë miliarda dollarë për financimin e rrjetit të transportit publik.

Megjithatë, kjo taks ka shkaktuar reagime, madje edhe nga Donald Trump.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut Kathy Hokul propozoi taksën dy vjet më parë. Megjithatë, zbatimi i taksës u vonua për shkak të reagimeve të punëtorëve dhe bizneseve, duke çuar në një rishikim të planit.

Plani i ri kërkon një taks prej 9 dollarësh për shumicën e shoferëve gjatë orëve të pikut dhe 2,25 dollarë për orët e tjera. Masa është përballur me reagime të forta, veçanërisht nga sindikatat e taksive, me Trump duke u zotuar ta anulojë atë sapo të marrë detyrën në fund të këtij muaji.

Nju Jorku u shpall vitin e kaluar, për të dytin vit radhazi, si zona urbane më e mbushur me njerëz në botë, sipas INRIX.