Vendimi i presidentit Donald Trump për nxjerrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tronditur radhët e shëndetësisë në mbarë botën. Edhe pse ishte një vendim i paralajmëruar prej tij që në 2020, në kulmin e pandemisë kur ai ishte president, Trump ekzekutoi urdhrin menjëherë pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhe si i 47-i drejtues i SHBA.

Mjekët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit e shohin si një vendim që do të shkaktojë pasoja të rënda në politikën globale të shëndetit publik. Mjeku Leidon Shapo nga Lodra ku jeton e punon, tregon se vendimi i Trump e ka zanafillën në përplasjen SHBA-Kinë për pandeminë dhe origjinën e virusit. SHBA është financuesja me e madhe e OBSH, e cila mbulon 1/3 e fondeve të saj si dhe ka ekspertizën më të lartë shkencore në përbërjen e saj. Mjeku Skënder Brataj thotë se pasojat më të mëdha nga kjo tërheqje do ti vuajë Afrika dhe Azia dhe më pak Europa.

Por sa do të ndikoje ky vendim për Shqipërinë sipas kreut të Institutit të Shëndetit Publik? Më herët Donald Trump ka kritikuar OBSH për politikat e saj dhe lidhjet me qeverinë kineze. Por a mund të mbijetoje OBSH pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Pas firmosjes së urdhrit nga presidenti Trump, Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu keqardhjen për njoftimin ndërsa kërkoi rishqyrtimin e vendimit dhe angazhimin e palëve në dialog. Zyra e OBSH ne Tiranë nuk ka pranuar të japë qëndrime pas asaj të dhënë nga zëdhënësi i OBSH.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është krijuar që prej 1948 dhe luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në botë, përmes politikave parandaluese të sëmundjeve, programeve të vaksinimit etj…